Koreja e Veriut kërkon ndihmë

Për të parandaluar “holokaustin bërthamor”

Koreja e Veriut ka kërkuar mbështetjen e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) për të parandaluar, siç thonë, “një holokaust bërthamor”.

Sipas përfaqësuesve koreano-verior, kjo ndihmë kërkohet në një kohë kur Presidenti amerikan Donald Trump, paralajmëron për mundësi të “konfliktit të madh” në gadishullin korean, në rast të dështimit të diplomacisë.

“Veprimet dhe retorika e Uashingtonit e shtyjnë rajonin në prag të luftës”, paralajmëroi ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong Ho në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të ASEAN-it, Li Min Luong.

Back to top button