Trump thotë se nevojiten hapa më të ashpër

Trump thotë se nevojiten hapa më të ashpër

Koreja e Veriut ka kundërshtuar sanksionet e reja të Këshillit të Sigurimit të vendosura për provën e fundit bërthamore, duke premtuar të mërkurën të dyfishojë përpjekjet për të luftuar atë që tha se ishte kërcënimi i një pushtimi të SHBA-ve.

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se sanksionet e së hënës të miratuara unanimisht nga Këshilli i Sigurimit ishin vetëm një hap i vogël i asaj që nevojitet për të frenuar në Phenianin mbi programet e tij të armëve.

Ministria e Jashtme e Veriut tha se rezolutat ishin një shkelje  e të drejtave të saj legjitime për vetë-mbrojtje dhe kishin për qëllim “të mbytnin plotësisht shtetin  dhe popullin e saj përmes bllokadës ekonomike”.

“DPRK-ja do të dyfishojë përpjekjet për të rritur forcën e saj për të mbrojtur sovranitetin e vendit dhe të drejtën për ekzistencë dhe për të ruajtur paqen dhe sigurinë e rajonit duke vendosur ekuilibrin praktik me SHBA-në”, thuhet  në një deklaratë të  publikuar nga agjencia  e KCNA.

(DPRK  është Republika Popullore Demokratike të Kores, emër zyrtar për Korenë e Veriut).