Ky është testimi i shtatë me radhë

Ky është testimi i shtatë me radhë

Koreja e Veriut ka hedhur edhe dy raketa balistike me rreze të shkurtëra në det të shtunën në mëngjes, thotë ushtria e Koresë së Jugut.

Ky është testimi i shtatë me radhë që nga përfundimi i pauzës prej 17 muajsh nga këto veprime në vendin komunist. Testimet e raketave rifilluan në fund të muajit korrik, transmeton rtv21.tv.

Pyongyang ka shprehur vazhdimisht zemërim për ushtrimet e përbashkëta ushtarake ndërmjet SHBA-ve dhe Koresë së Jugut që po zhvillohen.

Në anën tjetër, zyrtarët e Koresë Jugore thanë se testimi i dy raketave paraqet shqetësim serioz. Raketat u lëshuan në orën 06:45 dhe 07:02 minuta sipas kohës lokale në qytetin lindor të Sondokut./21Media