Korea shkel rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB-së

Korea shkel rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB-së

Koreja e Veriut mund të ketë gjuajtur një raketë balistike nga një nëndetëse, një veprim që erdhi vetëm disa orë pasi Pheniani tha se do të rifillonte bisedimet bërthamore me SHBA.

Zyrtarët e Koresë së Jugut bënë të ditur se një raketë e lëshuar pranë portit të Wonsan fluturoi rreth 450 km dhe arriti në një lartësi prej 910 km, para se të binte në Detin e Japonisë, përcjell rtv21.tv

Nëse konfirmohet, sipas BBC, kjo do të ishte një përshkallëzim domethënës nga testet me rreze të shkurtër që Koreja e Veriut ka realizuar që nga muaji maj.

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, tha se ky veprim ishte një shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që ndalon Korenë e Veriut nga përdorimi i teknologjisë së raketave balistike.

Disa orë më parë, Pheniani kishte thënë se bisedimet e denuklearizimit me Washingtonin më në fund mund të rinisnin këtë javë.

Ndryshe, bisedimet janë ndërprerë pasi në muajin shkurt Samiti i Hanoi midis presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un përfundoi pa një marrëveshje./21Media