Koreja e Veriut shkrepi projektil në drejtim të Koresë së Jugut

Peniani provokon sërish

Koreja e Veriut ka shkrepur sot një projektil të paidentifikuar përtej kufirit me Korenë e Jugut, ndërsa ushtria jug-koreane kumtoi se ka hapur zjarr në shenjë vërejtje në drejtim të objektit në fjalë, raportuan agjencitë.

Zyrtarët ushtarak në Seul deklaruan se ushtria e Koresë së Jugut po përpiqet të zbuloi se për çfarë objekti bëhet fjalë dhe të përcaktoi trajektoren e tij të fluturimit. Sipas një zyrtari, sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për një dron, shkruan rtv21.tv

Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se pas incidentit ka forcuar vëzhgimin ajror të kufirit, por nuk dha detaje tjera. Ndërkohë, u theksua se gjasat janë të mëdha se prapa sulmit global kibernetik me virusin Vona Kraj qëndron një grup i hakerëve, i lidhur pikërisht me Korenë e Veriut.

Hetuesit e kompanisë për siguri kibernetike, Simantek, deklaruan se pas analizës së pasojave të sulmit kibernetik, i cili infektoi mbi 300 mijë kompjuterë, duke ndikuar dhe penguar në punën e spitaleve, bankave dhe shkollave, kanë gjetur disa pjesë të një kodi, i cili është përdorur edhe gjatë aktiviteteve të mëhershme të grupit të hakerëve nga Koreja e Veriut./21Media

Back to top button