E para herë që bëhet një test i tillë

E para herë që bëhet një test i tillë

Koreja e Veriut ka testuar një armë të re bërthamore, e para herë që bëhet një test i tillë, pas bisedimeve midis Donald Trump dhe Kim Jong-un të cilat kanë përfunduar pa marrëveshje.

Media shtetërore ka dhënë disa detaje, por analistët kanë thënë se kjo nuk ka të ngjarë të jetë një kthim në testet e raketave me rreze të gjatë të parë si një kërcënim për SHBA.

Një test i ngjashëm nëntorin e kaluar shihej si një përpjekje për të ushtruar presion ndaj SHBA. Ka pasur pak përparim në bisedimet bërthamore që nga samiti i fundit.

Në shkurt, Donald Trump dhe Kim Jong-un janë takuar në kryeqytetin vietnamez të Hanoi për të diskutuar denuklearizimin, por diskutimet janë ndërprerë dhe të dy liderët janë larguar papritmas.

Javën e kaluar, Kim ka thënë se Trump duhet të kishte “qëndrimin e duhur” për të vazhduar bisedimet.