Koreja Veriore komenton sulmin e SHBA-së në Siri

Koreja Veriore: Sulmi amerikan në Siri, “akt i pafalshëm i agresionit”

Koreja Veriore njoftoi të shtunën se sulmi raketor amerikan i kryer të premten në bazën ajrore ushtarake siriane paraqet “akt të pafalshëm agresioni”, i cili tregoi se vendimi i Pjong-jangut për të zhvilluar armë nukleare “për një milion herë është zgjedhje e duhur”.

Përgjigjja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Koresë së Veriut, të cilët e transmetoi agjencia zyrtare e lajmeve KCNA, është reagimi i parë i regjimit komunist në Pjong-jang, qëkur anijet luftarake amerikane në Detin Mesdhe shkrepën dhjetëra raketa mbi bazën ajrore siriane, për të cilën Pentagoni pohon se ishte përfshirë në sulmin me armë kimike më herët gjatë kësaj jave, transmeton Reuters./21Media

Back to top button