Chang Ung konfirmoi për gazetarët

Chang Ung konfirmoi për gazetarët

Koreja e Veriut do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut muajin e ardhshëm, deklaroi sot përfaqësuesi koreano-verior për Komitetin Ndërkombëtar Olimpik (CIO).

Agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo” theksoi se anëtari koreano-verior në CIO, Chang Ung e bëri këtë deklaratë për gazetarët gjatë një ndalese në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit.

Ky zhvillim ndodh ndërkohë që Seuli dhe Pheniani ranë dakord për mbajtjen e diskutimeve për herë të parë që prej dy vitesh.