Briones për herë të katërt në Kosovë

Briones për herë të katërt në Kosovë

Kori i Filarmonisë së Kosovës do të shfaqë koncert, me ç ’rast do të performojnë vepra të larmishme, përfshirë edhe vepra të shekullit të njëzet.

Këto detaje u bënë të ditura në konferencën për media, ku drejtori i Filarmonisë, Baki Jashari, tregoi se koncerti do të mbahet në kishën Shën Ndou, për shkak të kushteve të përshtatshme për koncertin.

Koncerti i korit i pari për këtë sezon është konceptuar në përmbajtje koncertale të larmishme, kryesisht me vepra të autorëve bashkëkohorë,  të cilët janë shumë aktual dhe interpretohen në botë nga koret e ndryshme, tha Jashari.

Koncerti do të udhëhiqet nga dirigjenti italian Fernando Briones. Ky u shpreh i lumtur që për herë të katërt gjendet në Kosovë, shkruan rtv21.tv

Briones tha se kanë përgatitur një program të mrekullueshëm për koncertin e së premtes mbrëma.

Jam i lumtur që të jem përsëri në Kosovë, është hera e katërt që gjendem në Prishtinë dhe kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm. Së bashku do ta organizojmë një koncert të mrekullueshëm në Prishtinë, me program të larmishëm nga autorët më aktual të ditëve të sotme”, tha Briones.

I kënaqur me përgatitjet dhe programin që do të performohet në këtë koncert, u shpreh asistenti i korit të “Prishtina International Vocal Festival”, Hajrullah Syla.

Duke folur për festivalin, Syla thotë se edicioni i dytë ka konfirmuar suksesin e arritur për një kohë të shkurtër.

Ajo çka dua të them është se festivali ‘Prishtina International Vocal Festiva’ ka filluar këtë vit edicionin e dytë dhe edicionin e dytë e kemi filluar kështu me një sukses mjaft të madh pasi që kishim 2 koncerte më herët dhe ato koncerte ishin me grupe dhe kore mjaft të mira”, tha Syla.

Koncerti i Korit të Filarmonisë së Kosovës, mbahet të enjten, me fillim në orën 20:00 në kishën Shën Ndou në Prishtinë./21Media