Koronavirus, bllokohen rreth 7000 persona në kroçiere

Nën dyshimin për koronavirus

Mijëra pasagjerë kanë ngecur në një kroçiere në portin e qytetit italian të Civitavecchia nën dyshimin për virusin koronavirus
Siç shkroi agjensia e lajmeve Ansa, gjithsej rreth 7,000 njerëz thuhet se janë në bordin e “Costa Smeralda”.

Një turiste nga rajoni ‘Macao’ kishte simptoma, ethe dhe probleme me frymëmarrjen, siç konfirmoi një zëdhënës i kompanisë së transportit, përcjell 21Media

Sipas mediave, ajo dhe burri i saj kishin mbërritur në aeroportin e Milanos më 25 Janar.

Gruas iu dha kujdes mjekësor dhe izolim në anije. Rezultatet e një testi të virusit priten sot pasdite.
Autoritetet lokale urdhëruan që udhëtarët fillimisht të mos lejoheshin të shkonin në bregdet.

Kroçierja ishte ndalur në turneun e rregullt në Mesdheun perëndimor në Marsejë, Barcelona dhe Palma de Mallorca para se të mbërijnë në Civitavecchia.

Nga atje, udhëtarët e anijeve zakonisht eksplorojnë kryeqytetin italian Romë. Italia është një destinacion i njohur udhëtimi për kinezët./21Media

Back to top button