Koronavirusi edhe në këtë shtet, mbyllen hotelet

Koronavirusi edhe në Spanjë

Një hotel në Tenerife në Ishujt Kanarie të Spanjës është mbyllur, pasi një mjek italian që ka shkuar në vizitë ka rezultuar pozitivisht për koronavirus.

Qindra të mysafirëve të hotelit “H10 Costa Adeje Palace” iu tha fillimisht të qëndronin në dhomat e tyre pasi ishin kryer testet mjekësore, transmeton 21Media.

Mjeku raportohet se është nga rajoni i Lombardisë, ku autoritetet italiane po luftojnë me koronavirusin.

Rastet globale të virusit kanë kaluar shifrën prej 80 mijë, shumica dërrmuese në Kinë.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha të hënën se bota duhet të bëjë më shumë për t’u përgatitur për një pandemi të mundshme, një situatë kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht midis njerëzve në shumë vende./21Media

Back to top button