Koronavirusi preku edhe politikanët në Iran

Infektohet zëvendësministri i shëndetësisë dhe një deputet

Zëvendësministri i shëndetësisë i Iranit dhe një deputet kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin .

Ai njoftimin e ka bërë përmes një videomesazhi, ndërsa një ditë më parë gjatë një konference për media është vërejtur se ndihet keq me shëndet, përcjell 21Media

Irani është një nga tre vendet e rrezikshme jashtë Kinës duke shkaktuar shqetësimin se virusi mund të  kthehet në një pandemi.

Irani ka raportuar 95 raste, por numri aktual mendohet të jetë më i lartë.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) ka thënë se rritja e papritur e rasteve në vendet jashtë Kinës është “thellësisht shqetësuese”.

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo ka bërë të ditur të martën se Washingtoni është i shqetësuar se Irani mund të ketë fshehur “detaje jetike” për shpërthimin e tij dhe u ka bërë thirrje të gjitha kombeve “të tregojnë të vërtetën për koronavirusin”./21Media

Back to top button