Koronavirusi shkakton panik botëror

Numri i viktimave shkon në 41, të infektuar mbarë botës!

15 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi në provincën Hubei qysh nga dita e djeshme. Tashmë numri i viktimave ka shkuar në 41 ndërsa zyrtarisht të prekur nga ky virus vdekjeprurës në Kinë janë gati 1300 persona.

Kjo vjen në momentin kur Kina bëhet gati për të festuar Vitin e Ri Hënor, e cila është një ndër festat më të rëndësishme.

Shumë aktivitete janë anuluar, ndërsa në Wuhan ka filluar puna për ndërtimin e një spitali të ri.

Virusi ka filluar të shpërndahet edhe në shtetet tjera, me raste të konfirmuara anëembanë botës.

Autoritetet franceze njoftuan se i kanë identifikuar tre persona të infektuar me virusin misterioz kinez. Dy prej tyre janë dërguar në një spital të Parisit, ndërsa tjetri në Bordeaux.

Shtetet e Bashkuara deri më tash kanë konfirmuar 2 raste të këtij virusi.

Koronavirusi është paraqitur edhe tek 4 persona në Australi të cilët së voni kishin vizituar Kinën, ku edhe është përhapur ky virus.

Në anën tjetër autoritetet japoneze e kanë konfirmuar rastit e tretë të virusit misterioz në këtë shtet. Lajmin e bëri të ditur Minsitria e Shëndetësisë e këtij shteti.

Virusi ka shkaktuar alarm në tërë botën, por ende mbesin disa gjëra të paqarta rreth tij, përfshirë atë se sa është i rrezikshmë dhe sa lehtë mund të përhapet mes njerëzve.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë të enjten e shpalli gjendjen emergjente në Kinë, por jo edhe në pjesët e tjera të botës

Deri më tash, rreth 56 milionë njerëz u janë nënshtruar masave të rrepta për kontrollin e lëvizjes pasi autoritetet i shtuan vendimet për ndalimin e udhëtimeve në provincën qendrore./21Media

Back to top button