Korrupsioni: Kosova vjet 8 vende më poshtë – sukses!?

Kelmendi: VV është përmendur si një shans për luftën kundër korrupsionit

Kosova ka shënuar regres në luftën kundër korrupsionit. Kështu thuhet në raportin “Indeksi i perceptimit të korrupsionit 2019” të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe Transparency International Kosova. Në këtë raport Kosova për vitin 2019 është renditur në vendin e 101 nga vendi 93 sa ishte në vitin 2018. Në Institutin Demokratik të Kosovës thonë se Kosova duhet të fokusohet në fushën e pavarësisë së sistemit të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe në prokurimin publik, për të pasur rezultatet më të mira në luftimin e korrupsionit.(Teksti- Valmira HOTI, kamera-Sahit TROSHUPA )./21Media

Back to top button