Mbrëmë përfundoi ''Kosemi''

Mbrëmë përfundoi ”Kosemi”

Njëri ndër serialet që mori vëmendje të madhe në vendin tonë dhe më gjerë me historinë e tij ishte seriali i njohur turk, ”Kosem”.

Me histori, kastë të shkëlqyer të aktorëve dhe realizim të përkryer ”Kosem” solli historinë në kohën e sulltaneshës ”Kosem”, shkruan rtv21.tv

Seriali ”Kosem”, përveç historisë dhe ngjarjeve interesante që zhvilloheshin, pati shikueshmëri të madhe edhe për faktin se në një periudhë rolin kryesor, pra të sulltaneshës Kosem e luajti aktorja shumë e njohur turke, Beren Saat. Ndërsa pas një periudhe, rolin e saj e luajti po ashtu një aktore tjetër mjaft e njohur për publikun, Nurgul Yesilcay. Por, këto dy aktore nuk ishin të vetmet që e luajtën këtë rol, pasiqë ai ndahej në periudha të caktuara.

I shfaqur me muaj të tërë, mbrëmë u transmetua episodi i fundit i serialit ”Kosem”, i cili përfundoi me vdekjen e sulltaneshës kryesore, sulltaneshës ”Kosem”.

Ndryshe, seriali u shfaqë tri herë në javë në RTV21./21Media