Kosnett thotë se PZAP merret me secilën ankesë

Kosnett thotë se PZAP merret me secilën ankesë

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, po vazhdon të inkurajojë mbajtjen e zgjedhjeve demokratike në Kosovë.

Kosnett sot në llogarinë e tij në “Twitter” ka shpërndarë linkun e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ku u shpreh se ky institucion i merr seriozisht ankesat e raportuara nga qytetarët.

“Një pjesë e zgjedhjeve të drejta përfshijnë institucionet qeveritare si Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa: http://pzap.rks-gov.net/?lang=en e cila i merr seriozisht të gjitha ankesat e bëra drejtpërdrejt me ta”, ka shkruar ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Ai gjatë javës së kaluar gjithashtu ka ftuar krerët e subjekteve politike për fushatë zgjedhore demokratike.

Fushata zgjedhore ka filluar nga 25 shtatori dhe do të zgjasë deri më 4 tetor, më 5 tetor do të jetë heshtje zgjedhore, ndërsa më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë/21Media