"Ata e kanë bërë më herët nuk është arsyetim"

“Ata e kanë bërë më herët nuk është arsyetim”

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar lidhur me hedhjen e vezëve ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnett ka dënuar të gjitha verimet e dhunshme, duke pohuar se nuk duhet të ketë vend për dhunë në sistemin demokratik të Kosovës, qofshin ato armë, gaz apo vezë.

“Nuk duhet të ketë vend për dhunë në sistemin demokratik të Kosovës, pavarësisht nëse ato janë armë, gaz ose vezë. Kjo nuk është shaka, edhe ata që bëjnë dhunë, edhe ata që e inkurajojnë atë, duhet të marrin parasysh dëmin që i shkaktojnë reputacionit të Kosovës. Dhe “ata e kanë bërë më herët” nuk është arsyetim. Respektoni demokracinë. Flisni me njëri-tjetrin.”, ka shkruar ambasadori në Twitter.