Kosova sot VOTON

Kosova sot VOTON

Ambasdori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, sot në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, porositi qytetarët që të dalin të votojnë.

Ai përmes një postim në Twitter ka përsëritur se duhet të votohet për veten, vendin dhe të ardhmen.

“Në Kosovë si në Amerikë, çdo votë numërohet. Çdo zë ka rëndësi. Cilado qoftë pikëpamjet tuaja, këdo që të mbështesni – më 6 tetor, dilni dhe votoni. Për veten, për vendin tënd, për të ardhmen tuaj”, ka shkruar Kosnett.

Nga ora 07:00 ka nisur votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Janë 1 milion e 937 mijë 869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilat do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 mijë e 67 kandidatë për deputetë. Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues./21Media