“Kuvendi ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një qeverie të re"

“Kuvendi ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një qeverie të re”

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett e ka cilësuar si hap të rëndësishëm shpërndarjen e Kuvendit. Ai ka bërë thirrje që Kosova të mos humb kohë që ta ndërtojë një themel për të ardhmen.

“Kuvendi ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një qeverie të re. Një fushatë në të cilën kandidatët ofrojnë ide të reja mbi bisedimet me Serbinë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik do të siguronin që Kosova të mos humbasë edhe më shumë kohë në ndërtimin e një themeli për të ardhmen.”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Kuvendi i Kosovës u shpërbë sot me 88 vota pro, një kundër dhe dy abstenime, tashmë pritet që presidenti t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme./21Media