Kosnett e quajti vendimin një shenjë të mirëpritur të institucioneve gjyqësore

Kosnett e quajti vendimin një shenjë të mirëpritur të institucioneve gjyqësore

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett u shpreh i lumtur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me ç’rast u hodh poshtë kërkesa për masë të parakohshme për rastin Drenica,

Kosnett e mirëpriti këtë vendim, përmes një shkrimi në twitter.

“I lumtur pas vendimit unanim të Gjykatës Kushtetuese që hedh poshtë ankesën që prek një çështje të madhe të krimeve të luftës – një shenjë e mirëpritur e institucioneve gjyqësore të pjekur dhe rezistencë ndaj frikësimit politik.”, ka shkruar Kosnett në twitter.

Më 13 nëntor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hedhur poshtë ankesën e të akuzuarve për krime lufte në rastin gjyqësor të njohur si “Drenica 2”.

Zeqir Demaku, Jahir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Isni Thaçi, Bashkim Demaj, Selman Demaj, Driton Demaj dhe Agim Demaj kishin bërë ankesë në Gjykatën Kushtetuese ndaj aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, i cili, sipas tyre, u ka shkelur të drejtat për barazi para ligjit dhe e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.