Kosnett vizitoi KQZ-në

Kosnett vizitoi KQZ-në

Ambasadori amerikan Philip Kosnett sot vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Aty u prit nga kryetarja Valdete Daka dhe anëtarët e KQZ-së.

Kosnett tha se do të mbështes Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019.

Kosnett, në mesazhin e tij vuri theksin në rolin thelbësor të KQZ-së për proceset demorkatike në Republikën e Kosovës si dhe përgëzoi KQZ-në për punën e deritanishme, duke e inkurajuar për të vazhduar në këtë drejtim.

Ambasadori bashkëbisedoi me anëtarët e KQZ-së lidhur me procesin zgjedhor, të cilët falënderuan ambasadorin amerikan për vizitën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës në përgjithësi dhe KQZ-në në veçanti.

Anëtarët e KQZ-së shprehën përkushtimin e përbashkët për të punuar në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore në organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Nga ana e saj, Daka vlerësoi lartë vizitën e ambasadorit në këtë fazë të rëndësishme të angazhimit të KQZ-së. /21Media