Kossnet po vëzhgon zgjedhjet

Kossnet po vëzhgon zgjedhjet

Ambasadori i SHBA-s në Kosovë, Philip Kosnett ka bërë të ditur se është duke vëzhguar procesin e zgjedhjeve. Ai përmes një statusi në Twitter është shprehur krenar me procesin që po zhvillohet.

“Ekipet e ambasadës dhe unë kemi qenë në të gjithë Kosovën duke vëzhguar zgjedhjet sot. Ndjehem krenar duke shikuar Kosovën që po bënë zgjedhjen e saj për një të ardhme paqësore dhe të prosperitet”, ka shkruar Kosnett në Facebook.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar deri në orën 15:00 kanë votuar 29.28 përqind nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues me të drejtë vote./21Media