Deputetë pa të kaluar kriminale

Deputetë pa të kaluar kriminale

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka kritikuar partitë politike në Kosovë, të cilat kanë vendosur në lista kandidatë për deputetë me të kaluar kriminale.

Kosnett në “Twitter” ka ngritur pyetjen se si qytetarët mund t’i marrin seriozisht këto parti politike, kur deklarojnë se do ta luftojnë korrupsionin.

“Si mund ta marrin qytetarët seriozisht përkushtimin që deklarojnë partitë politike ndaj sundimit të ligjit në Kosovë, kur në listat e shume partive janë individë me akuza aktive, dënime për vepra të tilla si krime lufte dhe sulme dhe me sanksione ndërkombëtare për krime lufte dhe korrupsion?”, ka shkruar Kosnett në “Twitter”


Përkundër zotimeve të disa partive politike se nuk do të garojnë me individë që kanë probleme me ligjin, në listat e tyre zgjedhore janë para disa persona, të cilët kanë aktakuza të ngritura në gjykatat e Kosovës./21Media