Kosnett: Nderoj ata që kërkojnë drejtësi

Kosnett: Nderoj ata që kërkojnë drejtësi

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka kujtuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Kosnett tha se nderon të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, dhe ata që kërkojnë drejtësi për këta persona në Kosovë dhe gjithë botën.

Ndryshe, sipas organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie, në Kosovë janë rreth 20 mijë viktima të dhunimit gjatë luftës së vitit 1999./21Media