Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett bëri disa publikime në Twitter

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett bëri disa publikime në Twitter

Kosnett me anë të disa shkrimeve të publikuara në Twitter lavdëroi Shoqërinë Civile për ngritjen e zërit kundër amendamenteve problematike në draftligjin për financim të partive politike.
“Ligji duhet t’i bëjë partitë kosovare më transparente dhe llogaridhënëse drejt qytetarëve që u shërbejnë, e jo të promovojnë interesat personal ose politik”, shkroi Kosnett, shkruan rtv21.tv.

Ai lavdëroi edhe Partinë Demokratike për suspendimin dhe largimin e zyrtarëve që shërbejnë në poste publike e që kanë akuza. Kosnett gjithashtu shtroi pyetjen nëse do të shohim një implementim të plotë të të gjitha partive në adresimin e sistemit korruptiv.

Në anën tjetër Kosnett foli edhe për të burgosurin në rastin e Kukësit që është liruar nga Ministria e Drejtësisë pas 12 muajve burg edhe pse ishte i dënuar me 15 vjet, duke deklaruar se abuzimi i ligjit nga kriminelët me lidhje të forta si dhe dënimet e suspenduara duhet të ndalen./21Media