Ceremonia e diplomimit të Shkollës së Stafit dhe Komandës së Policisë

Ceremonia e diplomimit të Shkollës së Stafit dhe Komandës së Policisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka deklaruar se korrupsioni është problem në institucionet e Kosovës, por që shpreson se policët do ta luftojnë.

Këtë deklaratë Kosnett e bëri në ceremoninë e diplomimit të Shkollës së Stafit dhe Komandës së Policisë (SPSC).

Para dhjetëra të diplomuarve, oficerë dhe zyrtarë të lartë të agjencive publike të Kosovës, cilët u shkolluan për të marrë përgjegjësi duke udhëheq pozita të larta në institucionet e sigurisë, ambasadori amerikan tha se të njëjtit duhet të japin shembullin e ndershmërisë dhe duke luftuar korrupsionin.

Kosnett pranoi se lufta kundër korrupsioni është mjaft e vështirë dhe e rrezikshme, por sipas tij mund të arrihet.

Nuk është fshehtësi se korrupsioni është problem i madh në institucionet e Kosovës, dhe si prijës në polici do të sfidoheni që t’i rezistoni dhe kundërshtoni korrupsionin në shumë nivele. Si prijës të lartë ju duhet të jepni shembulli ne ndershmërisë dhe integritetit për çdo ditë, kolegët tuaj polic po ju shikojnë, por po ju shikojnë edhe bashkëqytetarët tuaj. Luftimi i korrupsionit është i vështirë, e nganjëherë është edhe punë e rrezikshme, por suksesi mund të arrihet”, tha ai.

Kosnett shtoi se shumë të diplomuar të SPSC-së tashmë shërbejnë në pozita të larta të udhëheqjes në agjenci të zbatimit të ligjit në ShBA dhe Kosovë.

Ai u tha të diplomuarve se kualifikimet e tyre nga ky shkollim tregojnë se tashmë janë të gatshëm për të marrë përgjegjësi të mëdha dhe së shpejti do të praktikojnë përvojën dhe trajnimin në nivelin më të lartë të udhëheqjes.

Gary Bulard, i cili ka trajnuar disa gjenerata nga kjo shkollë, këtë diplomim e konsideroi shumë të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejmë të lidershipit të Kosovës.

Ky trajnim është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e vazhdueshëm të lidershipit të Kosovës, duke mësuar shkathtësitë e njohuritë që do të ju përgatisin kapacitetet tuaja të tashme, dhe të ardhme. Siç e ceku edhe ambasadori, shumë të diplomuar, janë zyrtar të lartë në Amerikë dhe Kosovë”, tha Bulard.

Në këtë ceremoni diplomimi, përveç zyrtarëve amerikan, morën pjesë edhe ministri i Brendshëm Ekrem Mustafa, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe zyrtarë të tjera nga organet e sigurisë dhe drejtësisë në vend.