Grenell sot në Kosovë

Grenell sot në Kosovë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett është deklaruar rreth vizitës në Kosovë të përfaqësuesit special të të SHBA-së për dialogun me Serbinë, Richard Grenell dhe përfaqësuesit për Ballkanin Mat Palmer.

Ai ka thënë se përkrahja e SHBA-së për dialogun kërkon bashkëpunim dhe punë ekipore.

“Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon bashkëpunim dhe punë në ekip. Përfaqësuesi Special, Richard Grenell, dhe Matt Palmer bashkë në Berlin. Të dy do ta vizitojnë Kosovën”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Përfaqësuesi Special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, sot arrin për vizitë në Kosovë. Ai në ora 13:00 do të takohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi./21Media