Bëri thirrje për paqe, drejtësi e prosperitetit

Bëri thirrje për paqe, drejtësi e prosperitetit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Philip Kosnett, e ka dhënë një mesazh për fushatën zgjedhore që po mbahet në Kosovë.

Ai ka thënë se s’duhet të harrohet edhe rëndësia e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit gjatë kësaj kohe që po mbahet fushatë.

Këto komente ambasadori amerikan i ka bërë përmes një postimi në “Twitter”.

“Përderisa fushata po vazhdon, mos e harroni rëndësinë e paqes, drejtësisë, dhe prosperitetit për të gjithë”, ka shkruar Kosnett.


Fushata zgjedhore ka filluar nga 25 shtatori dhe do të zgjasë deri më 4 tetor, më 5 tetor do të jetë heshtje zgjedhore, ndërsa më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë/21Media