Pas caktimit të tri senacave

Pas caktimit të tri senacave

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, e ka mirëpritur caktimin e tri seancave gjyqësore për çështjen e veteranëve të luftës.

Ai ka thënë se me këtë Kosova është një hap përpara për rolin e drejtësisë.

“Është mirë të shohësh që janë caktuar tri seanca gjyqësore radhazi në dhjetor për çështjen e mashtrimit me pensione nga veteranët e luftës – një hap përpara për rolin e drejtësisë në Kosovë. Qytetarët meritojnë një gjyqësor që i merr parasysh rastet në kohën e duhur, pa pasur javë ose muaj ndërmjet seancave”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij Twitter duke e ka cilësuar si një hap përpara për sundimin e rendit dhe të ligjit në Kosovë./21Media