Kosnett pas takimit me udhëheqësit: Hiqni taksën

Kosnett thotë se duhet eliminuar menjëherë tarifat

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka kërkuar prapë nga institucionet heqjen e tarifës ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Ai sot këtë kërkesë e adresoi gjatë takimeve që zhvilloi me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, Kryeminstrin, Albin Kurti, Kryeparlamentaren Vjosa Osmani, zëvendësministrat Avullah

Hoti e Haki Abazi, dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Sipas një njoftimi të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Kosnett do të vazhdojë takimet me ministrat e tjerë dhe partitë opozitare.

“Në të gjitha këto takime, si në takimet e tij të rregullta me kryeministrin Kurti, ambasadori Kosnett flet për rëndësinë e marrëdhënieve së SHBA me Kosovën, me fokus në avancimin e synimeve tona të ndërsjella për të siguruar paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, si dhe përfitimet ekonomike që vijnë duke eliminuar menjëherë tarifat”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button