Ka nisur një fushatë para fushatës...

Ka nisur një fushatë para fushatës…

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen me datën 6 tetor, e edhe pse si zgjedhje të jashtëzakonshme kanë vetëm 10 ditë fushatë, një lloj fushate veçse ka filluar.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka ngritur shqetësimin siç ka thënë rreth thashethemeve që disa parti po përdorin taktika frikësimi dhe tinëzare për të ulur konkurrencën dhe për t’i hequr të drejtën e votës votuesve.

“Për të gjithë qytetarët e Kosovës: nëse vini re dikë duke minuar demokracinë, flisni me zë të hapur”, ka thënë ai.

Ky reagim i ambasadorit amerikan në Kosovë erdhi pas reagimit të ambasadorëve të shteteve të Quintit që kishin qëllimin e njëjtë, duke këshilluar qytetarët që të flasin e të tregojnë se çfarë presin nga Qeveria e ardhshme./21Media

Ambasadorët: Kandidatët për zgjedhje të mos kenë të kaluar kriminale