Kosnett ka një pyetje për partitë

Kosnett ka një pyetje për partitë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, deklaroi sot se rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar se qytetarët e duan fundin e korrupsionit. Por ai ka ngritur pyetje se një gjë të tillë a e dëshirojnë të gjitha partitë.

“Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se njerëzit duan të shohin fundin e korrupsionit. A do të ndërmarrin të gjitha partitë – në qeveri dhe opozitë – një veprim vendimtar për këtë?.”, ka shkruar Kosnett në Twitter

Sipas rezultateve preliminare, të publikuara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 25.49 % të votave, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82% të votave. Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka udhëhequr për 12 vjet, ka dalë e treta.

Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta, numërimi i të cilave do të nisë javën e ardhshme./21Media