Kosnett takon edhe Albin Kurtin

Takimi ka ndodhur në objektin e Kuvendit të Kosovës

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, pas takimit me krerët e LDK-së ka takuar edhe parinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kallxo.com merr vesh se një takim tjetër Kosnett e ka zhvilluar edhe me Albin Kurtin, kryetar i LVV-së, Glauk Konjufcën, kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Arbrie Nagavcin, nënkryetare e Kuvendit.

Takimi ka ndodhur në objektin e Kuvendit të Kosovës ndërsa temë diskutimi ishte marrëveshja për ndërtimin e koalicionit qeverisës me LDK-në.

Sot gjatë ditës, Kosnett takoi edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nënkryetarët, Vjosa Osmani e Agim Veliu dhe ish-shefin e Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti.Që prej zgjedhjeve të 6 tetorit, takimet ndërmjet dy partive, deri dje opozitare, tani fituese të zgjedhjeve, ka pasur shpesh.

LVV dhe LDK kanë arritur që ta harmonizojnë programin qeverisës 100 përqind, ndonëse për nga përcaktimi ideologjik janë të kundërta.

Deri një ditë para konstituimit të Kuvendit të Kosovës, takime patën edhe Albin Kurti e Isa Mustafa, por ata nuk arritën që të merren vesh për ndarjen, siç thanë ata, të përgjegjësive./kallxo

Back to top button