“Vendimi i Agjencisë së Akreditimit për të tërhequr akreditimin disa prej institucioneve të arsimit të lartë ishte i vështirë, por i saktë"

“Vendimi i Agjencisë së Akreditimit për të tërhequr akreditimin disa prej institucioneve të arsimit të lartë ishte i vështirë, por i saktë”

Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Philip S. Kosnett, deklaroi se Universitetet Publike janë për të edukuar studentët dhe jo për të ofruar vende pune për individë të pakualifikuar që kanë lidhje politike.

Kosnett tha se vendimi i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës për të mos akredituar tri universitete publike ishte i vështirë, por i saktë.

“Vendimi i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës për të tërhequr akreditimin disa prej institucioneve të arsimit të lartë ishte i vështirë, por i saktë. Është roli i tyre për të bërë vendime objektive dhe të bazuara në standarde për t’u siguruar studentëve të Kosovës të marrin arsim cilësor që meritojnë”, shkroi Kosnett.

Më pas, ai ka pyetur se pse po bëhet kjo ndërhyrje politike në Agjencinë e Akreditimit, duke shtuar se vendi ka nevojë për një sistem edukimi të bazuar në meritokraci.

“Pse kjo ndërhyrje politike në Agjencinë e Akreditimit? Universitetet ekzistojnë për të edukuar studentët për përfitimin e tyre dhe atë të shoqërisë dhe jo të ofrojnë vende pune për individë të pakualifikuar që kanë lidhje. Vendi ka nevojë për një sistem edukimi të bazuar në meritokarci”, përfundoi Kosnett.

Këshillit Shtetëror të Cilësisë ditë më parë mori vendim për mosakreditimin e tri Universiteteve Publike atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren.