Kosnett thirrje qytetarëve që të votojnë për të ardhmen e tyre

Kosnett thirrje qytetarëve që të votojnë për të ardhmen e tyre

Ambasadori amerikan Philip Kosnett, ka vizituar shkollën “Kral Milutin”, me numër më të madh të votuesve në Graçanicë.

Nga aty ambasadori uroi që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike. Poashtu ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për të ardhmen e tyre.

Ndërsa, Vladimir Mirkiq, menaxher i shkollës, theksoi se vendvotimi është hapur me kohë dhe nuk është e evidentuar asnjë parregullsi.

Mirkiq ka mohuar të ketë pasur ndonjë lëshim në këtë vendvotim, derisa tha se të drejtë vote në këtë qendër votimi kanë rreth 22 mijë qytetarë.

Vërehet një interesim i madh i banorëve të Graçanicës dhe Llapnasellës për të votuar, ku sipas KQZ, deri në orën 11:00 në Graçanicë kanë votuar rreth 15 për qind e qytetarëve me të drejtë vote./21Media