Ambasadori Kosnett u bën thirrje qytetarëve që të votojnë

Ambasadori Kosnett u bën thirrje qytetarëve që të votojnë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që me 6 tetor të dalin të votojnë. Ai ka thënë që këtë ta bëjnë për veten, shtetin dhe të ardhmen.

“Në Kosovë ashtu si në Amerikë çdo votë llogaritet, secili zë është i rëndësishëm, cilado çofshin pikëpamjet që ju i mbështesni. Më 6 tetor dilni votoni, për veten, për vendin për të ardhmen.”, ka thënë Kosnett në një video të publikuar në Twitter, përcjell rtv21.tv.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen me 6 tetor. Në këto zgjedhje po garojnë 25 subjekte politike. Prej tyre 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 i pavarur. Ndërsa, numri i përgjithshëm i atyre që e vëzhgojnë procesin zgjedhor të 6 tetorit shkon në 34 mijë e 586 vëzhgues./21Media