Kosova anëtare e Bordit drejtues të Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe FMN-së

Kosova ka marrë mbështetje edhe të shteteve jo njohëse

Në një garë shumë të ashpër ndërmjet përfaqësuesve të 166 shteteve të botës, Kosova është zgjedhur sot anëtare e Bordit drejtues të Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë më së shumti vota në këto zgjedhje me votim të fshehtë, falë angazhimit të madh të delegacionit të Kosovës të përbërë nga deputetet Doruntinë Maloku, Xhevahire Izmaku dhe Safete Hadërgjonaj, të cilat po qëndrojnë prej disa ditësh në Uashington.

Në këtë garë, përveç shteteve mike, Kosova ka marrë mbështetje edhe nga shumë shtete jo njohëse.

Rrjeti Global Parlamentar i Bankës Botërore përbëhet nga deputete nga 166 shtete, të cilët prej muajsh kanë filluar lobimin për zgjedhjet në këtë Bord.

Ndryshe, Kosova, do të jetë pjesë e Bordit Drejtues, i cili ka nëntë anëtarë, për tri vjet.

Back to top button