FBK i plotëson kushtet

FBK i plotëson kushtet

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) sot ka aplikuar në FIBA për të marrë pjesë në parakualifikimet për FIBA Basketball World Cup 2023, të cilat gara do të fillojnë në muajin shkurt të vitit 2020, ndërsa do të përfundojnë në Shkurt 2021.

FBK bënë të ditur se i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara në formën e regjistrimit të FIBA-s dhe shumë shpejt pritet të kuptohet data e shortit të kësaj faze të garave, ku edhe do të dihen kundërshtarët e Kosovës.

Federata është në kërkim të përzgjedhësit të ri të Kombëtares A të Kosovës, të cilin pritet ta emërojë deri në muajin e ardhshëm./21Media