Nesër zhvillohet ndeshja Kosovë - Angli

Nesër zhvillohet ndeshja Kosovë – Angli

Kosova dhe Anglia do të luajnë ndeshjen e parë kualifikuese për në Euro 2020. Të dyja skuadrat janë duke kaluar në një formë tejet të lartë, ndërsa të dyja vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve të arritura ditën e shtunë. Kosova mundi Çekinë në stadiumin Fadil Vokrri me rezultat 2:1, ndërsa Anglia mposhti Bullgarinë lehtësisht 4:0.

Anglia nuk ka pësuar asnjë humbje në ndeshjet kualifikuese (qoftë evropian apo botëror) që nga tetori i vitit 2009, asokohe u mposht nga Ukraina me rezultat minimal. Që nga ajo kohë, ekipi i Gareth Southgate ka luajtur 42 ndeshje kualifikuese – duke marrë 33 fitore dhe 9 barazime.

Në anën tjetër, Kosova nuk e njeh humbjen tash e dy vjet. Disfata e fundit ishte ajo ndaj Islandës në kualifikueset e Botërorit.

Kombëtarja e Kosovës sot u nis për në Angli. Nesër, nga ora 20:45, në stadiumin e Southampton zhvillohet ndeshja mes dy ekipeve të pamposhtura në grupin A të kualifikuesve për Euro 2020.