Hasani shënoi golin e vetëm në ndeshje

Hasani shënoi golin e vetëm në ndeshje

Kosova mundi me rezultat minimal Gjibraltarin. Gola e Florent Hasanit ishte e mjaftueshme që Kosova të shënojë fitore në ndeshjen miqësore kundër Gjibraltarit.

Golin për Hasanin e asistoi Paqarada, në minutën e 69-të.

Dardanët gjatë tërë ndeshjes patën më shumë mundësi për shënim. “Dardanët” drejt portës gjuajtën njëzetë herë, ndërsa Gjibraltari pati vetëm dy goditje drejt portës.

Trajneri i Kosovës, Bernard Chandler vendosi që disa nga lojtarët kryesor të kombëtares së Kosovës të mos jenë pjesë e kësaj ndeshje si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani e Besart Celina.

Kosova të hënën do të përballet me Malin e Zi, në kuadër të kualifikimeve për Europianin./21Media