Kosova mposht Turqinë

Kosova mposht Turqinë

Kombëtarja e ​​Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave, sot ka zhvilluar dy duele në kuadër të turnet Antali të Turqisë.

Në ndeshjen e parë, Kosova ka mposhtur Italinë me rezultat 31:26. Ndërsa në duelin e dytë Kosova ka mposhtur Kombëtaren B të Turqisë me rezultat 32:23 .

Të dielën Kombëtarja jonë përballet me Turqinë, ndërsa të hënën luan kundër Maqedonisë së Veriut. Turneu i cili  ka filluar dje do të përfundojë më 25 nëntor./21Media