Kosova 21, Kuvajti 21

Kosova 21, Kuvajti 21

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll mbrëmë ka barazuar në ndeshjen e dytë ndaj Kuvajtit.

21:21 ishte rezultati i ndeshjes të luajtur të hënën në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec para rreth 600 shikuesve. Ishte kjo një ndeshje tjetër e rëndësishme testuese për selektorin Taip Ramadani dhe lojtarët e tij.

Ndaj Kuvajtit, Kosova ka pasur epërsi të lehtë thuajse gjatë tërë ndeshjes. Pas pjesës së parë, rezultat ishte i barabartë 10:10. Vetëm në fund Kuvajti ka kaluar në epërsi prej një goli, por Kosova ia ka dalë të barazojë rezultatin në 21:21 përmes Jupës.

Edhe në ndeshjen e dytë testuese me Kuvajtin, selektori Ramadani ka provuar skema të ndryshme taktike dhe kombinime të lojtarëve.

Kosova ka përmirësuar dukshëm përshtypjet pas disfatës së pësuar të dielën. Edhe të dielën Kosova ishte paraqitur mirë, por në fazën përfundimtare ka pësuar shumë gola.

Kujtojmë që, Kuvajti është prej kombëtareve më cilësore të Azisë dhe që ka luajtur ndeshje të forta me kombëtare të mëdha evropiane.