Ndeshja u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit, në stadiumin “Dalga Arena”, në kuadër të kualifikimeve për Euro U-21

Ndeshja u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit, në stadiumin “Dalga Arena”, në kuadër të kualifikimeve për Euro U-21

Kombëtarja e Kosovës U-21 u ndesh me kombëtaren e Azerbajxhanit, por për 90 minuta lojë nuk kishte asnjë gol, duke lënë ndeshjen të përfundojë me rezultat të pastër 0 me 0, shkruan rtv21.tv.

E tëra çfarë solli kjo ndeshje ishte një karton i kuq për mbrojtësin Anton Krivotsyk në minutën e 87të, por ishte shumë vonë për djemtë tanë që të arrinin golin e fitores.

Të dyja skuadrat janë pjesë e grupit numër 5, ku Kosova tani gjendet në vendin e 4ërt me 7 pikë pas 6 ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa 3 vendet e para Irlanda, Gjermania dhe Izraeli kanë zhvilluar vetëm nga 4 ndeshje secila, duke mos i lënë shumë shpresë Kosovës për një vend që siguron kualifikimin./21Media