Po mbahet Samiti i 17-të i Frankofonisë

Po mbahet Samiti i 17-të i Frankofonisë

Kosova është bërë anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Kjo është bërë e ditur nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,  i cili u shpreh mirënjohës ndaj shteteve anëtare.

“Lajmi i mirë i radhës për Kosovën vjen nga Armenia. Nga vëzhguese, Kosova u bë anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. U jemi mirënjohës shteteve anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Samiti i 17-të i Frankofonisë, ka filluar sot punimet në Jerevan të Armenisë ku nga Kosova i pranishëm është Presidenti Thaçi./21Media