FFK dënohet me 5.000 euro

FFK dënohet me 5.000 euro

Federata e futbollit të Kosovës është dënuar nga UEFA, e kjo për shkak të një gjësendi të hedhur nga tifozët në ndeshjen kundër Malit të Zi. Organi për kontroll etikë e disiplinor vendosi ta gjobit FFK-në me një shumë prej 5.000 euro.

Për po të njëjtën ndeshje ky organ dënoi edhe Malin e Zi. Federata malazeze u dënua për shkak të hedhjes së një gjësendi në fushë dhe për rrëmujën e shkaktuar nga turma. Gjoba e dhënë mga UEFA është 15,000 euro.

Kombëtarja e Kosovës më 14 tetor shënoi fitore bindëse ndaj kombëtares së Malit të Zi, me rezultat 2:0./21Media