Kosova i del në ndihmë Shqipërisë

Kosova i del në ndihmë Shqipërisë

Gjendja në Shqipëri pas tërmeteve prej mëngjesit të 26 nëntorit vazhdon të jetë e rëndë.

Kosova sot ka dërguar edhe 60 operatorë të njësive speciale nga Policia. Këtë e ka konfirmuar policia përmes një njoftimi në “Facebook”.

“Edhe sot, më 28 nëntor 2019, në ditën e tretë, në operacionin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë, nga Policia e Kosovës kanë shkuar 60 operatorë të njësive speciale. Zyrtarët policorë po angazhohen në kërkim-shpëtim me përkushtim, profesionalizëm dhe vetëmohim”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njësitet policore të PK-së më 26 nëntor kanë shkuar në Shqipëri në përbërje prej 110 operatorëve të njësiteve të specializuara, të pajisura me pajisje të ndryshme logjistike.

Ndërkohë sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas një bisede telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se Kosova do të dërgojë edhe trupa shtesë të FSK-së./21Media