"Serbia është duke e penguar konkludimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës"

“Serbia është duke e penguar konkludimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës”

Kosova sot ka dështuar të pranohet në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, Interpol. Në raundin e parë të votimeve, pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol kanë votuar 76 shtete, 56 kundër dhe 22 kanë abstenuar. Ndërkaq, në raundin e dytë Kosova ka marrë vetëm 68 vota pro, 51 kundër si dhe 16 shtete kanë abstenuar, shkruan rtv21.tv

Avni Mazreku, Profesor universitar dhe njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, në emisionin debatues “Click” në RTV21 tha se përderisa Kosova dështon në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, ka arsye me festu në Serbi.

Ai tha se Serbia është duke e penguar konkludimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës.

“Serbia dëshiron me e pengu konkludimin e pavarësisë së Kosovës, sepse doktrina e saj politike, juridike dhe ekonomike është se Kosova është pjesë e saj”, ka thënë Avni Mazreku./21Media