"Me shtete mike në krah, si Kanadaja, Kosova ndihet e sigurt në arritjen e aspiratave të saj"

“Me shtete mike në krah, si Kanadaja, Kosova ndihet e sigurt në arritjen e aspiratave të saj”

Kryetari i Kuvendit të  Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryesuesin e Asociacionit Parlamentar të NATO-s në Kanada, deputet federal, njëherësh zv/kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Kanada-Kosovë në parlamentin kanadez, Borys Wrzesnewskyj.

Kryetari i Kuvendit ka thënë se me shtete mike në krah, si Kanadaja, Kosova ndihet e sigurt në arritjen e aspiratave të saj për avancim të mëtejmë të demokracisë, zhvillim ekonomik dhe ecje më të shpejtë në rrugën e integrimit euro-atlantik.

Ai falënderoi ligjvënësin kanadez për ndihmën dhe mbështetjen që Kanadaja ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat.

Veseli e njohu Wrzesnewskyjn edhe për vendimet e Kuvendit të Kosovës për krijimin e Ushtrisë dhe potencoi përkushtimin e Kosovës për t’u bërë sa më shpejtë anëtare e NATO-s.

Deputeti Wrzesnewskyj nga ana e tij, falënderoi kryetarin Veseli dhe institucionet e Kosovës për pritjen e ngrohtë që iu bë gjatë vizitës dhe njëherësh garantoi mbështetjen e shtetit të tij për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës./21Media