"Republika e Kosovës i është mirënjohëse gjithmonë Mbretërisë së Bashkuar"

“Republika e Kosovës i është mirënjohëse gjithmonë Mbretërisë së Bashkuar”

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Ruairi O’Conell.

Shala ka thënë se e ka falenderuar ambasadorin për bashkëpunimin dhe mbështetjen që ka dhënë për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Ai ka potencuar se Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar shumë shpejt do ta finalizojnë marrëveshjen për tregti të lirë.

“Prita në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Ruairi O’Conell, dhe e falënderova për bashkëpunimin dhe mbështetjen e pa rezervë që ka dhënë për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar shumë shpejt do ta finalizojnë Marrëveshjen për Tregti të Lirë, që do ta lehtësojë tregtinë në mes të dyja vendeve. Republika e Kosovës i është mirënjohëse gjithmonë Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën që ka dhënë dhe po vazhdon të japë për zhvillimin e shtetit tonë. Faleminderit ambasador.”, ka shkruar Shala në Facebook./21Media