FIFA ka publikuar listën e re të plasmanit të kombëtareve evropiane dhe botërore

Loading...

FIFA ka publikuar listën e re të plasmanit të kombëtareve evropiane dhe botërore

FIFA, ka publikuar listën e re për renditjen e kombëtareve ku në këtë listë gjenden edhe Kosova dhe Shqipëria.

Në listën e publikuar të FIFA-s, shihet se Kosova dhe Shqipëria kanë shënuar ngritje për nga një pozitë në renditjen e përgjithshme të kombëtareve.

Kosova gjendej në pozitën e 177-të, ndërsa tani është një pozitë më të lartë atë të 176-të.

Kurse Shqipëria gjendej në pozitën e 69-të, ndërsa tani në ka fituar një pozitë dhe është në atë të 68-të.

Lista e top 10 nuk ka ndryshuar edhe aq, pasi ende Gjermani gjendet e para, ndërsa pas saj renditen, Brazili, Portugalia, Argjentina dhe Belgjika.